Historia e divorcit të Dianës nga princi Çarls
Më 28 gusht të vitit 1996, princi i Uellsit, Çarls dhe princesha e Walesit, Diana janë divorcuar. Diana ishte vetëm 19 vjeç kur u fejua me Çarlsin, në vitin 1981, por martesa u rrënua. Diana fajësonte Kamila Parker Boules, të dashurën e Çarlsit, e cila më pas u bë bashkëshortja e tij.
Në një dokumentar të transmetuar në Channel 4, shihen imazhe të saj që flet për martesën gjatë seancave private të regjistruara me një këshilltar mbi fjalimet në publik.
Në regjistrime, Diana flet edhe për jetën e saj seksuale me Çarlsin. Ish-truproja e saj personale, Ken Uarf, i cili shfaqet në dokumentar, thotë se princat Uilliam dhe Herri nuk do të shqetësohen aspak nga dokumentari.
“Ata do të shohin të ëmën të gjallë, plot humor, si një njeri normal dhe të dashur. Dhe kjo është ajo që Diana tregon në këto regjistrime”, shprehet Uarf, përcjell 21media.
Diana, gruaja e parë e trashëgimtarit britanik të fronit, u nda nga jeta në moshën 36-vjeçare, në Paris, më 31 gusht 1997, pasi makina në të cilën ajo po udhëtonte bashkë me të dashurin Dodi al-Fayed u përplas në një tunel, ndërsa përpiqej t’i largohej paparacëve që po i ndiqnin me motoçikleta./ KultPlus.com