Historike, 21-vjeçarja nga Danimarka shpallet “Miss Universe 2024”

Më e bukura e universit është Victoria Kjær Theilvig. E cilësuar si një kukull barbie, Kjaer nga Danimarka ka shkruar histori pasi është kurorëzuar “Miss Universe 2024”, duke u bërë danezja e parë që ka fituar ndonjëherë këtë konkurs.

21-vjeçarja një kërcimtare, sipërmarrëse dhe avokate aspiruese, mundi 126 konkurrente të tjera për të fituar konkursin vjetor të bukurisë në Mexico City.

Pesë konkurrentët e fundit u përballën me pyetje mbi një sërë temash, duke përfshirë udhëheqjen dhe qëndrueshmërinë. Kur u pyet se si do të jetonte ndryshe nëse askush nuk do ta gjykonte, Theilvig u tha gjyqtarëve se nuk do të ndryshonte asgjë, duke thënë: “Unë jetoj çdo ditë”.

Kur u pyet më vonë se çfarë do t’u thoshte atyre që shikonin, Theilvig u kërkoi shikuesve që “të vazhdonin të luftonin … pa marrë parasysh se nga vini”.

“Unë qëndroj këtu sot sepse dua një ndryshim, dua të bëj histori dhe kjo është ajo që po bëj sonte,” tha ajo.

Ky vit shënoi herën e parë në historinë 72-vjeçare të Miss Universe që gratë e moshës mbi 28 vjeç u lejuan të hynin. Beatrice Njoya nga Malta u bë gruaja e parë dhe e vetme në të 40-at e saj që arriti në finalen e madhe.

SHKARKO APP