Historitë pas çdo kënge, Yll Limani: Albumi “Thirrëm sot ose nesër” si ditar emocional

Pak ditë pas njoftimit të albumit të tij të dytë, “Thirrëm sot ose nesër”, Yll Limani ka zgjedhur të mos flasë për shifra, strategji apo hite. Në vend të kësaj, ai ka bërë atë që rrallë ndodh në industrinë pop: ka treguar historitë pas këngëve  me fjali të thjeshta, shpesh të papërpunuara, të ndara në Instagram Story, si fragmente nga një ditar personal.

Albumi, që sipas vetë artistit është “kaosi emocional i dy viteve të fundit”, përbëhet nga 16 këngë.

1. Ajr-Një këngë për gabimet që nuk fshihen dot dhe emrat që mbeten. “Gabimet e mia e majnë veç emrin ton…”

Swiss Digital Desktop Reklama

2. O sa mirë pa ty-Ironi e butë dhe distancë emocionale, aty ku liria dhe mungesa ngatërrohen. “I don’t mind, nëse nuk t’shoh ma, jepem kohë edhe pak edhe nuk t’njoh ma.”

Swiss Digital Mobile Reklama

3. Me ta ni-Një rikujtim i asaj që ishte gjysmë, por ndihej si e tëra. “Me ta niiii, ishe ardh, ishe kon ti ktu me muuu…”-

4. Era-Kënga që hapi epokën e re. Një frymë e re, por me zemër të vjetër.

5. Ma shumë se unë-Një deklaratë dashurie pa kushte. “Tash krejt çka boj, në çdo frymë, krejt o për ty.”

6. Rruga-Një këngë për drejtimet e gabuara dhe nisjet që s’kanë kthim. “N’rrugën që je tu na qu, asaj rruge s’bon me shku…”

7. No.1-Një status emocional, jo garë. “Hala je numër njo.”

8. Kisha dashtë me t’fal-Për faljen që vjen vonë dhe kthimin që nuk ndodh më. “A nuk e gjete çka e dashte? Kthehesh edhe kërkon falje sot…”

9. F-Stupid-Një shpërthim i drejtpërdrejtë emocional, pa filtër. “Ta dhashë zemrën, shpirtin, jetën, trupin — ku e ki trunin? F-’ stupid.”

10. Mjegulla-Humbja e qartësisë, kur gjithçka afrohet, por asgjë nuk shihet. “Trupat tanë çdo natë afër, s’dishim zemra e kujt po rreh.”

11. Kthem-Një këngë për mërgatën dhe mallin, me një paralajmërim emocional. “Sa shumë peshon mos me pa vendin ton, mos me dashtë ku jeton…”

12. Faaaj-Një thirrje për dalje nga dilemat që lodhin zemrën. “Kom dilema, kom shumë pytje, veç ma morre zemrën lujte.”

13. Po nisna sonte-Momenti i fundit para largimit, kur gjithçka thuhet brenda vetes. “Po nisna sonte, osht hera e fundit që po m’sheh…”

14. Taxi-Një këngë që e thyen dramën me humor të hidhur. “Taxin ta kom thirr, munesh me ec, shlirë, thirrem edhe mu nëse gjen ma mirë.”

15. Ditë e natë-Dhimbja që nuk fle. “Ditë e natë po lutna, dhimbja jem me mrri te ti…”

16. Gjithë jom kon i mirë me ik-Mbyllja e një cikli, largimi si formë mbijetese. “Gjithë jom kon i mirë me ik…”

Në këto rrëfime nuk ka marketing të zhurmshëm. Ka vetëm fragmente ndjenjash, të ndara publikisht, si një ftesë për dëgjuesin që të gjejë veten mes vargjeve. “Thirrëm sot ose nesër” nuk është thjesht album është një rrugë emocionale, ku çdo këngë mban një ndalesë personale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?