Hitman-i Capital T, më 19 shtator i vë vulën një kohe të re muzikore (FOTO)

Nga Redjon Shtylla

Data 19 shtator është e zënë nga reperi i popullarizuar i skenës shqiptare e jo vetëm, Trim Ademi i njohur me emrin artistik Capital T. Në këtë datë ai do të mbajë koncertin më madhështor në Tiranë por pa frikë mund të themi se do të jetë koncerti më i madh në rajon. Kjo pasi organizohet nga një artist i vetëm. “Time Capsule” mban titullin koncerti i reperit shqiptar, i konceptuar për të sjellë tek publiku një epokë të re muzikore, larg skenave komerciale dhe muzikës “fast-food”. Në skenën e cila do të jetë në kualitetet e yjeve botërorë, artisti i cili ka kënduar që nga mosha 13-vjeçare, do të performojë mbi 20 këngë të tijat, derisa me të në skenë do të ngjiten edhe këngëtarë të tjerë, kjo në formë suprize por fukusi dhe vëmendja 100 përqind do të jetë tek Trimi.

Për ti bërë adetin siç duhet, 28-vjeçari mbajti të premten një konferencë për shtyp me gazetarët, ku tha se ky është viti për të realizuar një koncert të tillë, pas shumë vitesh karrierë në tregun e muzikës shqiptare dhe një dhuratë për industrinë e muzikës. “Ka qenë momenti i duhur për vitin 2019, pas një eksperience të madhe, pas shumë koncerteve që kam mbajtur edhe në industrinë e muzikës ishte momenti për të ardhur me diçka të tillë dhe për momentin jam duke u fokusuar vetëm te ky koncert jo vetëm për mua por edhe për të gjithë industrinë e muzikës është si demo, do jetë pikë referente për të gjitha eventet e tjera”.

Rreth këtij koncerti kanë folur edhe organizatorët. Menaxherja Uarda Koçi, mes të tjerash detaje ka folur për biletat dhe për interesimin e shumë nga publiku për të ndjekur këtë koncert. “Interesimi i njerëzve ka qenë i lartë sepse projekti ishte i tillë. Koncerti është përthithur menjëherë nga njerëzit, nga publiku nga fansat e Capitalit. Koncertet në shesh kanë hapësira të mëdha dhe ne pa qëllim nuk e kemi zgjedhur sheshin “Nëna Tereza” sepse e dimë që fansat e Kapos janë shumë. Ky koncert është më i rëndësishëm se sa biletat që janë shitur ne e dimë që Capitali ka fansa të shumtë. Më shumë të fokusohemi në “Time Capsule”, në fund të ditës të gjitha do i shohim në shesh”, ka thënë ndër të tjerash ajo.

Vetë Capital T, i pyetur nga gazetarët, tregoi se koncerti do të jetë gjigand pasi ka gati 6 muaj që përgatitet për një show ku në qendër do të jetë vetë ai. 19.09.2019 në orën 19:19. Për datën dhe orën, ka thënë se do të jetë datë e rëndësishme në jetën e tij, ndërkohë që menaxherja e projektit ndërhyri duke thënë me humor se: “Ishte data më seksi, 19.09.2019”. Mes të qeshurash, Capital T ka premtuar se koncerti i tij do të jetë një datë që do të mbahet mend gjatë. I pyetur se a do ketë koncerte edhe në Prishtinë e vende të tjera, Kapo vazhdon më tej, “fokusi është në Tiranë, pas kësaj me gjithë ekipën do e çojmë nga një pije dhe do vazhdojmë me të tjera”.

Stafi premton se do të ketë surpriza pafund, koreografi të ndryshme, balerinë, ndriçim të jashtëzakonshëm dhe gjithçka tjetër. Detaji tjetër i veçantë në “Time Capsule”, do të jenë byzylykët në dorë me drita shumëngjyrëshe. Byzylykët do të lëshojnë drita me ngjyra të ndryshme dhe do të lidhen me një panel, duke marrë pjesë në performancë teksa koordinohen me skenën ku do të qëndrojë këngëtari.

Skena ka disa nivele e kënde nga ku mund të shijohet koncerti, siç i ka hije çdo koncerti madhështor. Ajo është e shoqëruar me facilitete të ndryshme, që nga parkingu, merchandise, ushqim, pije, sigurim i lartë. Profesionistët më me zë shqiptarë por dhe nga rajoni, janë bërë bashkë së bashku për të kompozuar gjithë elementët që bëjnë një projekt të tillë: shfaqje skenike ku përfshihen shfaqje dritash, trupë balerinash, sistem zërimi e ndriçimi me kapacitete të pazakonta, shfaqje projeksionesh unike në gjithë ekranet po dhe më gjerë (gjithësej 360 metra katrorë ekram). Capital T ka filluar të shkruajë që nga mosha 13-vjeçare. Kur ai bëri hit-in e parë, i cili theu rekorde dhe filloi të fuste këngët shqip npër klube, edhe pse ishte në gjimnaz. Ai i shkruan dhe kompozon vetë gjithë këngët e tija, përfshi dhe një pjesë të konsiderueshme të bashkëpunimeve.

Koncepti i Time Capsule është ky. “Meqenëse është udhëtim në kohë, dhe ka këngë të vjetra, të reja, këngë që ende nuk janë dëgjuar. Domthënë; e kaluara, e tashmja , e ardhmja. Për më shumë ju pres në koncert”, tha Capital. Ky koncert madhështor do t’i dedikohet familjes së këngëtarit, fansave dhe miqve të tij. Capital-i ka një falenderim të veçantë për personat që qëndrojnë pas koncerit të tij, duke bërë një punë kolosale dhe duke bërë realitet atë që ai ka ëndërruar prej kohësh. Duhet të presim edhe pak që të shohim këtë ngjarje historike për industrinë e muzikës.

  

https://www.instagram.com/p/B2EPv-GBCW9/

SHKARKO APP