“Hollywood është i vështirë edhe për djemtë”- shprehet aktori i njohur
Liam Neeson thotë se Hollywood mund të jetë i vështirë edhe për djemtë.
Aktori irlandez tha se njeh disa aktorë të shkëlqyer që duhej të kishin më shumë role.
Liam Neeson ka thënë se të jesh një aktor i vjetër në Hollywood mund të jetë e vështirë edhe për djemtë.
Irlandezi thotë se burrat nuk janë të sigurt nga diskriminimi i moshës kur është fjala për industrinë e filmit, por se është shumë më e vështirë për gratë.
“Unë mendoj se është, sigurisht në Hollywood, mendoj se është më e ashpër për vajzat, për zonjat, aktoret”, tha ylli.
“Por kam shumë miq të cilët janë aktorë të shkëlqyer dhe nuk kanë punuar aq shumë sa duhet. Në film”.
“Mund të jetë gjithashtu e vështirë për djemtë, por është vërtet e vështirë për gratë”.