Horoskopi 23 dhjetor, ja parashikimi i yjeve për ju
Dashi
Mund të ndiheni pak në siklet sot. Shumë njerëz do kërkojnë kohën dhe energjinë tuaj, kur ju në të vërtetë do doni të përqënroheni në shtëpinë dhe familjen tuaj. Përpjekja për të negociuar me këta njerëz dhe për t’i treguar se jeni të zënë do jetë e kotë. Ata janë shumë të përqëndruar në dëshirat e tyre saqë prezenca juaj do i duket shumë e domosdoshme. Ndjehuni të lirë, shkëputuni nga ata dhe bëni atë që dëshironi.
Demi
Sharmi juaj do i bëjë shumë përshtypje një personi të ri që do njihni përmes shoqërisë. Fjalët mahnitëse të këtij personi dhe biseda e mençur do t’ju argëtojnë dhe do t’ju bëjnë të njihni për disa aspekte të personalitetit tuaj për të cilat nuk keni qenë të vetëdijshëm më parë. Rezulton, ju jeni edhe më simpatik sesa keni menduar! Të dëgjosh dhe të qeshësh me këtë person mund të të zgjasë gjithë ditën tënde nëse e lejon, prandaj ki kujdes në programin tënd.
Binjakët
Nëse ndjeheni mirë, atëherë njerëzit që ju duan do të ndjehen mirë, prandaj mos u bëni fajtorë nëse i vendosni dëshirat tuaja mbi njerëzit e tjerë sot. Ju duhet të mendoni diçka të bukur që mund të bëni për veten tuaj. Shkoni në një udhëtim, apo vizitoni vendin tuaj të preferuar. Çfarëdo që të bëjeni shijojeni në maksimum. Nuk është koha për të menduar për problemet e jetës, është koha të shkëputeni pak nga realiteti dhe të argëtoheni.
Gaforrja
Syri juaj detajist do ju futë në një situatë shumë interesante sot. Ju jeni shumë të vëmendshëm dhe vini re gjëra për njerëzit që as ata vetë nuk i kuptojnë apo nuk i kushtojnë rëndësi. Vazhdoni në këto zbulime të vogla. Ato janë sekretet tuaja dhe ju duhet t’i përhapni ato vetëm nëse dëshironi. Nëse do ia shprehni dikujt që ju pëlqen disa detaje që ju i keni kapur për personalitetin e tij, ai do surprizohet dhe do ju pelqejë edhe më shumë.
Luani
Dikush që ju keni menduar se është në anën tuaj dhe se keni mbështetjen e tij, ditën e sotme do ju duket shumë i dyshimtë. Nëse sot ky person do sillet më i afërt me ju apo ka një dëshirë të etur për t’ju ndihmuar, qëndrojni pak larg. Dëshira për të të ndihmuar e këtij personi mund të ketë një qëllim jo të mirë. Përpiquni që këtë kohë të jëni pak më të kujdesshëm ndaj njerëzve që nuk e kanë treguar ende veten e tyre.
Virgjëresha
Edhe detajet e vogla mund do të shkaktojnë problemet më të mëdha sot, kështu që nxirrni lupën tuaj zmadhuese dhe hidhni një vështrim më të afërt se çfarë po ndodh sot. Komente të vogla që një mik i pëshpërit vetvetes mund të zbulojë të vërteta të mëdha, kështu që jini të vëmendshëm. Është koha që të merreni me këtë çështje një herë e përgjithmonë dhe të largoni ndjenjat negative që keni pasur. Do ndiheni shumë mirë pasi të shpëtoni nga disa dyshime të vogla që keni pasur në lidhje me këtë mik.
Peshorja
Pas shumë njohjeve dhe takimeve kohët e fundit, tani është koha të kaloni pak kohë me veten tuaj. Mund t’ju duket se keni ende dëshirë të jeni jashtë dhe të shijoni jetën, por pasi të filloni të shijoni pak vetminë tuaj, do kuptoni se keni bërë zgjedhjen e duhur. Përpiquni të injoronbi botën jashtë dhë shijoni në maksimum rehatinë dhe qetësinë që ju ofron shtëpia.
Akrepi
Nëse keni probleme me planifikimin sot, kërkoni ndihmën e të tjerëve. Marrja e mendimit në lidhje më takimet, vendndodhjet apo aktivitetet që keni do i bëjë ata të ndihen të përfshirë në aktivitetet tuaja dhe kjo është një gjë mjaft pozitive për të ardhmen. Njerëzit e tjerë do të jenë në gjendje të sugjerojnë gjëra që nuk i kishit konsideruar më parë, ata mund të të kujtojnë gjithashtu edhe detaje të vogla që mund të kryejnë një punë të madhe. Nuk ka dyshim se puna në grup është një përpjekje shumë e mirë.
Shigjetari
Rritja e nivelit të energjisë suaj, mund t’ju rrezikojë! Mund t’ju bëjë të hidhni hapa para pa qenë ende i gatshëm. Bëni kujdes, mos dilni nga shtëpia pa një pallto, duke harruar çelsat e shtëpisë brenda, apo të harroni portofolin. Mendja juaj është e zënë me ide të mëdha dhe duke imagjinuar rezultate të mëdha, por harroni të lidhni këpucët. Kujdes, jini të vëmendshëm për çdo gjë, sepse detaje të vogla mund t’ju krijojnë problemet më të mëdha.
Bricjapi
Disa përpjekje tuajat për diçka mund të të marrin shumë energji, që kështu ndaloni së provuari! Ju duhet të kuptoni se thjesht të qenit vetvetja ju bën shumë më të dëshirueshëm sesa të përpiqeni të jeni një kopje e dikujt tjetër. Duke iu përmbajtur identitetit tuaj, ju u tregoni njerëzve se jeni krenarë për atë që jeni dhe se jeni i fortë. Nëse veproni si dikush tjetër apo doni të dukeni si duksh tjetër do i tregoni njerëzve që nuk e dini se kush jeni.
Ujori
Tensioni dhe stresi juaj ju ka lodhur. Është koha që të kërkoni ngushëllim tek familja dhe tek miqtë. Ata do ju ndihmojnë të jeni më të përmbajtur. Kthehuni në kontakt me gjërat më të rëndësishme në jetë. Njerëzit tuaj do të donin një shans për të kaluar ca më shumë kohë me ju.
Peshqit
Ju po përpiqeni të krijoni një atmosferë besimi të qetë sot. Imazhi juaj mund të jetë një gjë e fuqishme dhe ju mund ta përdorni atë të krijoni paqë dhe besim. Në çdo situatë të re që hasni sot, përpiquni të dukeni sikur e dini se çfarë po bëni, edhe nëse nuk bëni.
/Ora News