Hoxhë Ahmed Kalaja flet për Hatin e TikTok-ut: Nuk jam dakord me…

Hoxhë Ahmed Kalaja i ftuar në ”Flet” podcast nga Ilnisa Agolli, komentoi edhe vajzën fenomen të TikTok, Hatin, e cila njihet gjerësisht nga publiku nga videot që publikon në rrjete sociale për jetën e saj të luksit dhe besimin fetar që ajo i përket, Islamin. Kalaja tha se islami është për të gjithë dhe se Hati ka gjetur mënyrën e saj caktuar të besimit. Për hoxhën nuk përbën aspak problem mënyra se si Hati shfaqet në TikTok, për deri sa ajo nuk ka dalë të thotë se është shembulli ideal i fesë islame.

”Islami është shumë i gjerë dhe i pranon të gjithë brenda gjirit të vetë, pra në kuptimin edhe Hatin edhe Ahmedin. Islami është për të gjithë, kështu që ajo ka gjetur një mënyrë të caktuar.

Ajo asnjëherë nuk ka pretenduar se unë jam shembulli i myslimanes ideale, nuk e ka pretenduar kurrë. Ka gjetur atë formë të elaburimit të shprehjes, të reklamimit, të fitimit. Unë për shembull nuk jam dakord me disa gjëra që bien ndesh me islamin le të themi, mirë po nuk mund të themi ajo goca obobo çfarë po bën ajo.

Ajo ashtu e sheh të arsyeshme, është zgjedhja e saj. Nëse Hati do të thoshte dëgjoni këtu nëse doni myslimanen ideale unë jam shembulli, atëherë ne do thoshim prit se kjo goca ka probleme të mëdha, se as Ahmed Kalaja nuk mund të jetë personifikimi i islamit”.

SHKARKO APP