Hoxhë Kalaja kundër Arbana Osmanit: Trillon histori kundër islamit

Mbrëmjen e së shtunës në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, u prezantua historia e pa imagjinueshme e abuzimit seksual të një të miture në institutin e jetimëve në Shkodër.

Hoxhë Ahmed Kalaja e ka quajtur dështake moratoren Arbana Osmani. Ky reagim tij ka ardhur pas publikimit të historisë së 27-vjeçares Adriana Berisha, ku ajo u shpreh se një mësues i fesë islame kishte abuzuar seksualisht me të. Në një postim në rrjetet sociale Kalaja shprehet se moderatorja po trillon histori kundër islamit dhe se rrëfimi i 27-vjeçares nuk është i vërtetë.

“Arbana Osmani moderatorja e pastorëve të hershëm historia e Gëzimit e deri më sot po trillon ngjarje e histori kundër Islamit ja e radhës…Oj ti! Dështimet, paudhësitë, shthurjet e tua nuk është përgjegjës për to, as Islami as muslimanët. Dështake mos mbulo streset e tua me ne”.

https://www.facebook.com/ahmed.kalaja.9/posts/10220293507464647

SHKARKO APP