Hueyda El Saied: Ji shqiptar çdo ditë, jo njëherë në vit
Ndërkohë që shumë artistë shqiptarë kanë festuar sot Ditën e Pavarësisë e kanë uruar festën përmes rrjeteve sociale, Hueyda El Saied ka mbajtur një tjetër qëndrim.
Përmes një fotoje të publikuar në llogarinë e Instagram, ajo ka shprehur revoltën e saj. Ja çfarë shkruan balerina:
“Duhet të bëj si nacionaliste e zjarrtë sot? Po që s’dua. Unë çdo ditë, kudo që jam prezantohem si shqiptare dhe çuditërisht janë atë që kanë 100% gjak shqiptari që më thonë “Mos trego që je shqiptare se kemi nam të keq” Ji shqiptar cdo dite, jo njehere ne vit”.