Humbi djalin e vetëm, këngëtarja rigjen motivin tek vajza e birësuar (FOTO)

Kanë kaluar katër vite nga vdekja tragjike e djalit të këngëtares folklorike shqiptare, Vera Laçi, e përjeton si të ketë ndodhur sot ajo ngjarje. E ftuar në studion e emisionit të pasdites me Rudina Magjistarin, këngëtarja rrëfeu tragjedinë e saj dhe rigjetjen e motivit të jetës tek Dea.

Denis Duka ndërroi jetë në një aksident rrugor në moshën 22-vjeçare, duke lënë pas një dhimbje të pamatë tek dy prindërit e tij.

Mes lotëve që i kishin pushtuar zërin, Vera tregoi se: “Prej nga ai moment, gjithҫka në familjen tonë ndryshoi totalisht, është një dhimbje që nuk ka ngushëllim. Është e tmerrshme si për nënën, ashtu edhe për babin, edhe pse thonë se baballlarët e përjetojnë dhimbjen ndryshe… Nga ajo ditë jeta ka ndryshuar, dhimbja është gjithmonë aty dhe e tmerrshme, kalojnë ditët, por dhimbja është e njëjtë”.

Ditëve, javëve, muajve dhe viteve që kalonin me pikëllim, të demotivuar për të vazhduar jetën, një vit e gjysmë më vonë ata vendosën të birësonin një vajzë.

Swiss Digital Desktop Reklama

E vogla e famijes, Dea u birësua kur ajo ishte vetëm 8 muajshe dhe Vera tregon se procedurat nuk kanë qenë të lehta. E pyetur nëse një ditë do t’ia tregojë Deas të vërtetën, Vera pohon se vogëlushja 3-vjeçare bën që tani pyetje shumë të zgjuara dhe do ishte e pamundur t’ia fshihte diçka të tillë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë flas me Dean dhe gradualisht do t’ia them të gjitha, por ajo është vajza ime. Kam një dashuri shumë të madhe për të”,-u shpreh këngëtarja, duke pranuar se më në fund ka gjetur motivin që e shtyn të ecë përpara.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?