Humbi jetën në aksident, si e kujton motra Ergi Dinin në ditën e lindjes

Nuk ka ditë që Barbana Dini të mos e kujtojë vëllain e saj që humbi jetën në një aksident tragjik. Gati dy vjet më parë, pak ditë pasi kishte festuar 22-vjetorin e lindjes, këngëtari me origjinë nga Shkodra, Ergi Dini humbi jetën në një aksident me motor, teksa udhëtonte me mikun e tij, Klajdi Halili.

Sot, në ditën e tij të lindjes, e motra këngëtare, Barbana Dini përmes fjalëve të ndjera e kujton të vëllanë. Ajo shprehte se ishte gjëja më e bukur që i ka ndodhur në jetë por dhe dhimbja më e madhe.

Ergi Dini

“Çdo vit mezi prisja orën 00:00 të kësaj nate për të uruar ditëlindjen! Sot është ditëlindja jote e 24!Po bëhen 2 vite që pres të “zgjohem”nga ky makth i tmerrshëm. Ishe gjëja më e bukur që më ndodhi në këtë jetë por edhe dhimbja më e madhe…nuk u ngopëm me ty! Ke qenë je dhe do të mbetesh dashuria ime më e madhe, pika ime e dobët! Nuk do mundem kurrë ta pranoj humbjen tende Ergi”- shkruan këngëtarja në profilin e saj në Instagram.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?