Humbi jetën nën rrënoja me mamin dhe gjyshen, letra e trishtë e Esielës 2 muaj para tërmetit

Dy muaj para fatkeqësisë që i mori jetën vogëlushes Esiela Karanxha, nënës së saj Diena dhe gjyshes Rozeta, 8-vjeçarja kishte shkruar një letër për emisionin “Dua të të bëj të lumtur”. Dëshira e saj më e madhe nuk u plotësua kurrë, pasi Esiela humbi jetën nën rrënojat e pallatit në Durrës në krahët e të ëmës, nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Në një përmbledhje nga emisioni që rinis të shtunën, Arbana Osmani do të lexojë edhe letrën që e cilëson më të trishtën. Dëshira e 8-vjeçares ishte që të bënte të lumtur nënën e saj, për të cilën shkruan se e do shumë dhe e ka një nga mbështetjet më të mëdha.

Letra e plotë:

Emisionit “Dua të të bëj të lumtur” Unë që po ju shkruaj quhem Esjela Karanxha dhe jam 8 vjeçe. Dua të të bëj të lumtur gjyshen më të mirë në botë, atë që më ka rritur me shumë dashuri, nënën time Rozetën. Ajo është gjithmonë me mua, s’më ka lënë kurrë të mërzitem që kur babi iku lart në qiell. Mami qan shumë, por ajo më thotë që ju më keni mua dhe ne babi na sheh nga lart dhe lutet për ne. Unë e dua shumë gjyshen time. Për vitin e ri 2019, ne e festuam dhe unë i këndova nënës këngën tonë të preferuar të Kejsi Tolës “Ti më ke mua”. Unë dua t’i them që ti gjithmonë do të më kesh pranë dhe kur unë të rritem do të jem gjithmonë me ty.

17 shtator 2019

SHKARKO APP