Humbi kurorën por reagimi fitoi zemrën e të gjithëve (VIDEO)

1188705538

Miss Nigeria nuk e fitoi konkursin “Miss World 2019”, por fitoi zemrat e shumë njerëzve në mbarë globin, falë një reagimi emocionues pas humbjes së saj. Nyekachi Douglas zuri vendin e tretë në konkurs e bukurisë. Ndrësa vendin e parë e zuri Miss Xhamajka, Toni-Ann Singh dhe vendin e dytë Miss Brazili, Elis Coelho. Të tre konkurrentet po qëndronin përkrah njëra-tjetrës në momentin që u thirr emri i fitueses. Kur u dëgjua emri i Singh, Douglas menjëherë shprehu gëzim për suksesin e rivales së saj. Ajo filloi të bërtiste nga lumturia dhe të rrotullohej në skenë. Douglas madje ulëriti përpara fytyrës së shokuar të Singh: “Po vajzë”. Të treja konkurrentet më pas u përqafuan me njëra-tjetrën.

SHKARKO APP