Hunziker rrëfen çudinë e madhe: Pëfshirja në sekt më ndau nga Ramazzoti
Michelle Hunziker flet për herë të parë në televizion për periudhën më të errët të jetës së saj, kur moderatorja ishte pjesë e një sekti, për të cilin braktisi edhe bashkëshortin e saj, Eros Ramazzoti.
“Ata më thanë se burri im ishte negativ për mua, por unë e doja shumë atë. Kur Eros më vuri përpara zgjedhjes ose me ata ose me mua, unë zgjodha ata”, tregon Hunziker në një intervistë e cila do transmetohet në televizionet italiane me 4 nëntor.
Prezantuesja e njohur rrëfen rreth hyrjes së saj në sekt:
“Unë kam ardhur në këtë sekt pa e ditur. Ata për të më pasur nën kontroll më mbajtën larg nga dashamirësit e mi. Më ndaluan telefonatat, nuk mund të flisja as me nënën time, të cilën nuk e pashë për katër vjet “.
Huzinker tregon se udhëheqësi zviceran i sektit e dënonte duke e ndëshkuar dhe duke e lënë vetëm, gjë kjo e cila ndikonte në uljen e vetëvlerësimit për veten e saj.
“Unë u dënova, më lanë të vetmuar, më ulën vetëvlerësimin duke thënë se nuk kisha asnjë talent dhe se isha e suksesshme, sepse unë kisha hyrë në këtë rrugë shpirtërore”.
Gjithashtu ajo shton: “Më lanë jashtë agjencisë time dhe më bindën për hapjen e një kompanie të re të financuar tërësisht nga unë. Sigurisht që pagova për të gjitha deri në momentin që vendosa të heq dorë nga sekti”, raporton tgcom24.
Michelle gjithashtu tregon se kur ajo vendosi të largohej ishte kërcënuar për vdekje.
“Clelia më tha që nëse do të largohesha unë do të isha e vdekur”.