I arrestuan vëllanë me mina, Alketa Vejsiu bën reagimin e parë

Tre ditë më parë vëllai i moderatores Alketa Vejsiu, u vu në prangat e policisë gjatë operacionit të koduar “Telekomanda”, pasi u kap me mina me telekomandë.

Por mbrëmjen e kësaj të hëne, teksa në nisje të spektaklit “Dance with me”, Alketa bëri reagimin e parë për këtë çështje, ndonëse jo drejtpërdrejtë.

“Vij si gjithmonë çdo të hënë me një qëllim të vetëm, për t’ju argëtuar e zbavitur. Jam me fat sepse këtu në familjen e madhe të Tv Klan asgjë që ndodh jashtë nuk interferon në festën dhe gëzimin e jetës”, deklaroi Alketa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Endrit Vejsiu, 29 vjeç, nga Tirana, u vu në prangat e policisë pasi në aksin rrugor Milot-Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, në mjetin e tij tip ‘Opel’ në një gomë rezervë në bagazh, u gjetën të fshehura katër mina me telekomandë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ato ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT. Gjithashtu u gjetën edhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje.

Arrestimi i Vejsiut u bë për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?