I censuruan pjesën tek filmi ikonik “Home Alone 2”, reagon Trump

Televizioni shtetëror CBC në Kanada ka krijuar polemika pasi ka transmetuar filmin e preferuar të Krishtlindjes “Home Alone 2” pa një skenë që përfshin presidentin Donald Trump në të.

Heqja e skenës është konsideruar nga konservatorët amerikanë si një lëvizje politike dhe censurë, por CBC ka theksuar se skenën e ka hequr në vitin 2014, kur ka blerë të drejtën e transmetimit të filmit.Sipas televizionit asokohe Trump njihej si biznesmen i suksesshëm dhe nuk kishte lidhje me politikën.

“Siç ndodh shpesh për filmat e përshtatur për televizione, edhe “I vetëm në shtëpi” është rishikuar. Skena me Trump ishte një prej atyre që janë hequr”, shpjegon televizioni në një komunikatë për shtyp.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti amerikan nuk e ka marrë seriozisht këtë vendim dhe bëri shaka në Twitter ku shkroi se “filmi nuk do të jetë më i njëjti”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?