“I dashuri” i ri i Dua Lipës është një reper dhe fansi i saj më i madh
Është këngëtarja më e dashur nga shqiptarët dhe ylli i muzikës pop në botë. Mediat rozë britanike thonë se këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, është në një lidhje me reperin Jack Harlow.
Ishte ky i fundit i cili teksa jepte detaje për albumin e tij të ri, telefonoi Dua Lipën për të marrë bekimin e saj. Ata kanë pranuar se kanë pasur komunikim me njëri-tjetrin disa herë.
Ky i fundit është tepër i interesuar për këngëtaren, madje dyshohet se mes tyre tanimë ka zyrtarisht një romancë. Ai ka udhëtuar së fundmi drejt Nju Jorkut për të ndjekur nga afër performancën e saj.