I dashuruar marrëzisht Alfio e gdhend në lëkurë Fatmën
Fatma Methasani është prezantuesja e emisionit “Fun day”, e cila përmbysi stereotipin se në televizion duhet të punojnë vetëm vajzat me format e Kim Kardashian dhe që të rrinë pa problem në majë takave.
Edhe pse s’i pëlqen të jetë qendra e vëmendjes, së fundi Fatma është komentuar në media për lidhjen e dashurisë me ish-kolegun në televizionin ku punon, shefin e kuzhinës, Alfio Rrotani.
Dyshja ka 2 vite së bashku por vetëm para pak muajsh ata e bënë publike.
Dhe sot Alfio dhe Fatma Methasani festojnë 2 vjetorin e lidhjes.
Dhe për këtë arsye Alfio ka vendosur të bëjë një tatuazh për Fatmën.
‘Vazhdoj dhe mendoj qe nuk ka fjale aq te bukura per te te thene sa shume te dua!…Prandaj vendosa te te kem ne lekuren time per te falenderuar per dy vitet me te bukura te jetes time!!!’ ka shkruar Alfio në foton e publikuar.
https://www.instagram.com/p/BqMhIWRH3B6/
KOHA JONË SONDAZH

