I dha kokainë dhe ndikoi në vdekjen e aktorit, ndërroj jetë ish-e fejuara e Xhon Belushit

Ish-e fejuara e aktorit me origjinë shqiptare, Xhon Belushi, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare

Cathy Evelyn Smith ka vdekur në banesën e saj në Kanada, që me 18 gusht por lajmi është bërë ditur orët e fundit. Këngëtarja dhe kërcimtarja Smith është përgjegjëse për vdekjen e ish-të fejuarit të saj, Xhon Belushi, në vitin 1982.

Ai ishte vetëm 33 vjeç, kur e fejuara e vet, një këngëtare dhe kërcimtare, i injektoi gabimisht një përzjerje mes kokainës dhe heroinës, që i shkaktuan edhe vdekjen Xhon Belushit.

“The National Enquirer” hapej në ato kohë me një titull të fortë: “Kam vrarë Xhon Belushin”. Duke pranuar fajësinë në 1986, Smith u dënua për vrasje të pavullnetshme dhe shërbeu 15 muaj në Institucionin e Grave të Kalifornisë. Pas lirimit nga burgu, ajo u dëbua në Kanada.

SHKARKO APP