I ftuari suprizë, Valbona Selimllari shpërthen në lot gjatë spektaklit
Një surprizë kaq emosionuese nuk mund të prekte zemrën e një nëne. Abeli, djali i Fiori Dardhës, nuk ka qejf të dalë në televizor, madje në performancat e para të së ëmës, Abeli mendonte se ajo nuk kërcen fare bukur.
Pasi Alketa i tregoi Fiorit se stafi i ka bërë një surprizë, Fiori e pati të vështirë t’i mbajë emocionet, aq më shumë edhe kur e pa të voglin në skenë të veshur me kostum, gati për të qenë kavalieri i saj në të parin kërcim publik.
Kaq ishte dhe të gjithë u çarmatosën, edhe Berti që për dy javë me radhë pari replika me mamin e Abelit. Para fëmijëve, ai ka treguar se ka një dobësi të jashtëzakonshme, ndaj tha se edhe ai në raste si ky nuk mund të flasë.
Ajo që u ndie më e prekur nga kjo surprizë ishte Valbona Selimllari, Ajo lotët i ka gati gjithmonë kur është fjala për fëmijët. Më e bukura e Shqipërisë u pa të lotonte gjatë gjithë kohës që Abeli ishte në skenë.