I grabitën shtëpinë, reagon reperi Mozzik: Kanë thyer kasafortën, kanë marrë…
Reperi shumë i dashur nga publiku, Mozzik ka rënë pre e një grabitjeje në shtëpinë e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë, përmes një mesazhi publik në Instastory, ku tregon se hajdutët kanë hyrë brenda dhe kanë thyer kasafortën, kanë marrë 100 mijë euro cash.
Ai thekson se përveç parave i janë vjedhur edhe disa armë me leje dhe komplet sistemin e kamerave.
“Na marrshin t’ligat po u dashtë me lyp bre nëse ju kan vytë se kurrë deri sot s’kom ditë me kthy dikan..sa kan vjedhë kta hajna unë në vjet i shpërndaj na për njerëz pasha të madhin Zot”, ka thënë reperi.