I hyjnë në shtëpi, Kendall Jenner reagon ashpër ndaj mediave
Një personi në fjalë ka kaluar rojet e sigurisë dhe ka hyrë në ambientet e pishinës swe Kendall Jenner. ‘TMZ’ raporton se në shtëpinë e Kendall Jenner ka arritur të hyjë për të dytën herë një i fiksuar pas saj.
Mendohet se 37-vjeçari, John Ford ka probleme mendore, madje është zbuluar se nuk është hera e parë që ai futet në shtëpitë e personazheve publikë.
Pas lajmit modelja e njohur ka reaguar me disa postime në ‘Twitter’. “E kuptoj që është puna juaj të merreni me mua, por kur ju publikoni vendodhjen e saktë të shtëpisë sime kjo do të thotë që më vini jetën në rrezik. Shtëpia duhet të jetë parajsa e sigurtë e gjithësecilit, por për fajin tuaj e imja nuk është. Duhet t’ju vijë turp”,-ka shkruar Kendall.
Policia ka ndalaur personin që hyri në shtëpinë e mdoeles dhe po merr masa që ngjarja të mos përsëritet më.
KOHA JONË SONDAZH

