I jep fund gjithçkaje me Mozzik, Loredana fejohet me reperin e njohur gjerman?
Ndarja e papritur e Loredanës me Mozzik pak muaj më parë bëri mjaft bujë në mediat rozë.
Gjatë këtyre muajve dy këngëtarët kanë vijuar të jenë në qendër të vëmendjes për shkak të kunjave apo dedikimeve për njëri-tjetrin, të cilat janë përfolur e komentuar gjatë.
Ndonëse procedurat e divorcit mes tyre ende s’kanë përfunduar, Loredanës duket se nuk i intereson aspak kjo pjesë.
Kohët e fundit në mediat rozë përflitet se reperja ka nisur një histori të re dashurie me reperin e njohur gjerman, Bonez MC.
Kanë qenë shoqërimet e shpeshta të dy artistëve që kanë ngritur dyshimet e para, që mes tyre mund të ketë diçka më tepër sesa thjesht një miqësi.
Së fundmi, Loredana ka postuar një video në Insta Story, që përforcon më tej zërat që mes tyre ka një lidhje dashurie.
Në video shihet një unazë në gishtin e Loredanës, ndërsa përballë saj është pikërisht Bonez MC.
Kjo foto ka bërë që shumë fansa të pyesin nëse kjo gjë konfirmon një lidhje dashurie mes tyre, apo janë fejuar?
Këtë të fundit nuk mund ta themi me siguri, por ajo që mund të thuhet është se Loredana e ka patur një qëllim, pasi ka fokusuar në video unazën dhe reperin gjerman.
Megjithatë, ditët në vijim do të tregojnë se çfarë po ndodh në të vërtetë mes tyre.