“I ka martesa këto peripeci”, Vesa Luma dhe Big Basta nuk flasin me njëri-tjetrin, ja ‘molla e sherrit’
Këngëtarja Vesa Luma përpos dashurisë që merr çdo ditë nga partneri i saj, ka treguar se ndonjëherë ka dhe zënka mess çiftit. Këtë herë molla e sherrit mes dyshes ka qënë pikërisht shkrepja e fotove.
Duket se Big Basta është lodhur nga fotot e këngëtares, derisa ka shkrepur të duhurën, për t’u postuar në rrjetet sociale. “Righhttt on point burri ..tash nuk folim gjithe diten ,jemi bo nervoz , se kemi nejt disa minuta me nxerr foton e duhur ama kaluse ..i ka martesa kto peripeci”- shkruan Vesa bashkangjitur fotos së postuar në Instagram.
Nuk ka munguar një reagim nga Big Basta, i cili shkruan: Kur e qan hallin ne insta dhe merr pergjigje qe te perkrahin eshte me keq per poziten time si fotograf i merzitur BRAVO, ma punove bukur me kete caption.
“Aman mos mu merzit,hajde ndreqemi pls ❤️”- ia ka kthyer këngëtarja.
Dyshja prej kohësh është shpërngulur në Zelandën e Re, dhe janë shumë aktiv në rrjete sociale, ku edhe ndajnë momentet nga përditshmëria e tyre.