“I kërkoj falje Rikes, vajzave edhe familjeve”, Meritoni tregon pse hoqi rripin e pantallonave
Një nga situatat më të komentuara këtë Prime në ”Big Brother Albania Vip 3” ka qenë lidhur me veprimin e Meritonit, i cili gjatë një debati me Riken hoqi rripin e pantallonave. Ja si u shpreh banori sot gjatë prime.
“Për gjestin i kërkoj falje Rikes, vajzave prezente dhe familjeve shqiptare. Por arsyeja pse dola në atë pozitë ishte për shkak të ngarkesës nga ato ofendime.
Erjola më goditi, Roza më përdori djalin, Ledjona më provokoi dhe nga fjalët e Rikes. Ne jemi popull gjanxehtë. Unë nuk e justifikoj veprimin tim, por po tregoj arsyet pse më kanë bërë të veproj ashtu… Nuk është diçka që jam ballafaquar më parë”.