I nxorën letrën private të së atit, avokatët e Meghan Markle kërkojnë të mbyllin çështjen

Avokatët e Dukeshës së Sussex, Meghan Markle, kanë deklaruar se padia kundër tabloidit “Associated Newspapers” për shkelje të privatësisë nuk ka nevojë të shqyrtohet në gjykatë dhe se kjo e fundit duhet të vendosë në favor të Dukeshës.

Bashkëshortja e nipit të Mbretëreshës Elizabeth, Princ Harry, ngriti padi ndaj tablodit për shkak se botoi ekstrakte të një letre me shkrim që ajo i dërgoi babait të saj Thomas Markle, në gusht 2018.

Meghan deklaron se botimi i letrës ishte një “keqpërdorim” i informacionit privat dhe shkelje e të drejtave të autorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazeta ndërkohë ka argumentuar se dukesha ishte e gatshme që çështje të tjera private të bëheshin publike nëse i përshtateshin interesave të saj dhe se botimi i disa pjesëve të letrës ishte i justifikuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo në përgjigje të intervistave që miqtë e saj anonimë kishin dhënë revistës amerikane “People”.

Çështja po shqyrtohet në Gjykatën e Lartë të Londrës nga gjyqtari Mark Warby, i cili sipas avokatëve mbrojtës duhet të japë një gjykim të shkurtër në favor të ish-aktores amerikane.

Ata thanë se vendimi për të botuar letrën ishte një sulm ndaj “jetës private, jetës familjare dhe korrespondencës së Dukeshës”.

Gjyqi do të fillonte javën e kaluar, por u shty deri në fund të vitit 2021 për shkak të një arsyeje “konfidenciale”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?