I porositi të mos tregonin për burrin, të ftuarit ”tradhtojnë” Mashën

Gazetarja sportive, Vilma Masha, pak ditë më parë kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me partnerin, të cilin është munduar gjatë gjithë kohës ta mbajë të fshehtë dhe jashtë vëmendjes së publikut.

Ajo kishte deklaruar edhe më parë në emisione se partneri i saj nuk ishte pjesë e spektaklit dhe nuk i pëlqente daljet në publik. Për më tepër as emri i bashkëshortit të saj nuk dihej.

Madje, sipas “Panorama Plus”, moderatorja i ka porositur të ftuarit VIP në dasmë që të mos publikojnë foto të partnerit të saj për shkak se do të ruajë privatësinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por siç duket, një mikja e saj e ka “tradhtuar” në rrjetet sociale, ku në një foto të Vilmës e veshur nuse, ajo e ka uruar duke përmendur edhe emrin e bashkëshortit. “Të trashëgoheni Vilma dhe Dori! Ju uroj një jetë të mrekullueshme”, shkruhet në komentet e fotos së saj në “Instagram”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë mësohet se bashkëshorti i saj punon si barist në një lokal në Itali. Nuk dihet nëse Vilma do të vazhdojë karrierën e saj si gazetare në Shqipëri apo do të jetojë me partnerin e saj në Itali.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?