“I shpëton goja” Obama tregon gjininë e binjakëve të Beyonce-s

Të kesh mik kaq të afërt ish-presidentin e SHBA-ve është privilegj që Beyonce dhe Jay Z e gëzojnë me të drejta të plota. Ndaj nuk do habiteshim sikur Barack Obama të bëhej kumbari i binjakëve që pritet të vijnë/kanë ardhur në jetë.

Të enjten Jay Z është rikthyer në Twitter pas një mungese gati 4-mujore, për të renditur reperët e tij të preferuar dhe me më shumë influencë. Por mes të tjerash reperi ka publikuar një video të Barack Obama-s, ku edhe një herë del në pah sa të afërt janë me njëri-tjetrin…oh po, dhe gjinia e binjakëve.

Të paktën kështu mendon i gjithë interneti dhe na lejoni të themi që kjo është shtatzënia më misterioze në historinë e njerëzimit.

“Më pëlqen të mendoj se unë dhe z. Carter e kuptojmë njëri-tjetrin. Askush që na ka njohur kur kemi qenë të rinj nuk do priste që të ishim këtu ku jemi sot. Ne e dimë si është të mos kesh babain rrotull, e dimë si është të mos kesh shumë dhe të njohësh njerëz që nuk patën të njëjtin fat me ne. Prandaj përpiqemi të hapim dyert e suksesit për ata që vijnë pas nesh”,- shprehet Obama. Ok është shumë romantike por a mund të kalojmë në temë? Gjinia e fëmijëve praaa.

“Jay dhe unë çmendemi pas vajzave tona, ndonëse ai do më mundë sapo të shfaqen binjakët. Dhe le ta pranojmë, të dy kemi gra që janë më të famshme se ne”.

Ok. Pra kjo do të thotë se Beyonce dhe Jay Z janë në pritje të DY VAJZAVE të tjera? Pra më shumë Beyonce në këtë botë?/Anabel/

SHKARKO APP