“I tha se është njëri pa shkollë”, Drilon Hoxha i përgjigjet Rezart Veleshnjes: Në dorën që kisha në xhep…

Aktori i humorit, Rezart Veleshnja, ishte i ftuar ditën e djeshme në emisionin  “Shqipëria live”, për të folur mbi temën “Kinematografia sot: Art apo Komercializëm”.

Gjatë emisionit, prezantuesit lajmëruan se do të bënin një lidhje direkte me aktorin Drilon Hoxha, mirëpo Rezarti ka protestuar, duke u shprehur se do të detyrohej të çohej dhe të largohej nga paneli nëse ai do të ishte prezent.

“Nga Zamira Kita na çuat te Drilon Hoxha. Po Drilon Hoxha është nuk ka as shkollën as asgjë, të paktën ne e kemi mbaruar një akademi, kemi për çfarë të flasim. Tani filma mund të bëjë dhe një komshi te lagjja, po e ulim nivelin e bisedës fare. Jemi përballë një profesori, po më detyron të çohem nga paneli…është një njeri pa asnjë lloj backgroundi”, u shpreh Veleshnja.

Mirëpo, kujtojmë se Rezarti ka marrë pjesë pak kohë më parë në filmin e Drilon Hoxhës, “Dashuria s’mjafton”, ndaj Driloni i publikoi një video të tijën, që me siguri do t’ia “mbyllë gojën” Rezartit.

Në videon e publikuar nga Driloni, Rezarti shfaqet duke i kërkuar llogari kolegut të tij pse nuk e ka nxjerrë në posterin e filmit.

“Nderkohe qe po jepja interviste per punen time, ne doren qe kisha ne xhep me erdhi nje video nga nje aktor i “madh” …
(faleminderit nga zemra publikut qe di te dalloje artistet! Folet ju per mua. Ju dua !)”-shkruan Driloni krahas postimit.

SHKARKO APP