I thyen nofullën kur ishte adoleshent, këngëtari: Gjendja depresive më ndryshoi jetën
Këngëtari i njohur, Tom Grennan ka zbuluar se sulmi i dhunshëm që përjetoi në moshën 18-vjecare e ka ndihmuar shumë.
Në një intervistë, 23-vjecari tregoi se ai pëlqente të luante cover-a të ndryshme me bandë në atë kohë. Por, një ditë në vendlindjen e tij në Bendfor, ai u rrah dhe mbeti pa ndjenja jashtë një dyqani që shiteshin pula.
Tom theu nofullën dhe mjekimi i ngadalshëm e bëri që të përfundojë në gjendje depresive.
“E gjithë jeta ime ndryshoi dhe unë nuk mund të dilja nga shtëpia për një vit. Kisha mendime të thella dhe të këqija në kokë”, tha ai.
Tom solli albumit e tij “Lighting Matches” në fillim të këtij viti dhe zbuloi se mbështetja e nënës së tij, miqve dhe psikologëve i dhanë besimin që të ngrihej sërish në këmbë e të rikthehej në muzikë.
KOHA JONË SONDAZH

