“I trokita në zyrë për babain”, 11-vjeçari tregon si ka njohur Sali Berishën

Djali i Fahriut, Klevis Balliu ka ndjekur rrugët e të atit për tu bërë pjesë e politikës shqiptare dhe Partisë Demokratike.

Ai rrëfeu në ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, njohjen me ish-kryeministrin Sali Berisha kur ishte vetëm një fëmijë.

Historia fillon që kur Fahriu punonte në zyrat e selisë së PD dhe i biri, në moshën 11-vjeçare trokiste në dyer për të kërkuar të atin.

“Hera e parë që e kam takuar, unë kam luajtur futboll tek Pallati i Pionerëve dhe ka qenë ajo fusha e zezë aty, unë isha portier dhe kur hidheshe për të kapur topin bëheshe komplet i zi.

 Pasi mbaroja futbollin shkoja tek PD ku takoja babin. Një rast nuk e gjeta dhe shkova tek zyrat dhe gabimisht u futa edhe tek zyra e doktorit. Kur hyra brenda, hapi derën dhe i thashë: Mirdita, babi im ku është? Më thotë, kush është babi jot? I tregova, më mori për dore, më coi poshtë ku takuam Fahriun dhe i tha: Hajde se të kishte humbur çuni,” – tregoi deputeti i Pogradecit.

Mos i fol shoferit - Klevis Balliu në taksinë e Rudina Dembacaj

SHKARKO APP