FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I vdiq partneri vitin e kaluar, Sandra Bullock e hapur ndaj një marrëdhënieje të re

Aktorja e njohur Sandra Bullock nuk e ka përjashtuar mundësinë që të takohet sërish apo të krijojë një marrëdhënie të re. Një burim zbuloi për Us Weekly se aktorja e famshme, partneri i së cilës Bryan Randall vdiq vitin e kaluar, është e hapur ndaj mundësisë për të vazhduar me jetën e saj në një moment në të ardhmen.

Megjithatë, burimi theksoi se aktorja aktualisht po shërohet ngadalë duke mbajtur gjallë kujtimin e Bryan dhe duke u fokusuar te fëmijët e saj. Gushtin e kaluar, partneri prej tetë vitesh i Bullock, fotografi Bryan Randall, vdiq në moshën 57-vjeçare pas një beteje trevjeçare (të cilën e mbajti sekret) me sëmundjen e neuronit motorik, sklerozën anësore amiotrofike, e cila sulmon qelizat e tij nervore palcën kurrizore dhe trurin.

Randall u takua me aktoren në festën e ditëlindjes së djalit të saj Louis në janar 2015 dhe ata bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në premierën e filmit të Bullock, Our Brand Is Crisis. Çifti e mbajti lidhjen e tyre larg syrit të publikut, por Bullock tregoi se ajo kishte “gjetur dashurinë e jetës së saj” në Randall gjatë një paraqitjeje në “Red Table Talk” në dhjetor 2021.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani, Bullock është fokusuar tek fëmijët e saj. Ajo adoptoi dy fëmijë si nënë beqare, Louis, i cili është 14 vjeç dhe Laila, 11. Randall, megjithatë, ndihmoi në rritjen e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktorja po përpiqet gjithashtu t’i rikthehet jetës së saj profesionale pas një pushimi për t’u kujdesur për Randall.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?