I vdiq vjehrri sot, këngëtari i njohur shqiptar anulon ceremoninë mortore dhe ka një kërkesë për të gjithë
Situata e krijuar nga koronavirusi po na detyron që të heqim dorë edhe nga zakonet tona qoftë në raste gëzimi, apo edhe në raste hidhërimi.
Kështu këngëtari Sidrit Bejleri ka lajmëruar se sot i është ndarë nga jeta vjehrri i tij, por që fatkeqësisht nuk do të zhvillohet ceremoni mortore siç e do tradita, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, por bën thirrje që të ndjerin ta kujtojnë e lutje.
“Sot vjehrri im i nderum dhe besimtari i mirë Hadi Bushati e kishte borxh t’ia kthente shpirtin Krijuesit të Gjithësisë.
Në këto ditë të trazuara, kur as cermonitë mortore nuk mund të zhvillohen siç është tradita, ju lutem kujtojeni me lutje (dua)!
Nuk dihet se kujt ia pranon Zoti Fuqiplotë lutjen.
Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi.
Zoti e pastë mëshiru dhe qoftë i Xhenetit! Amin”, shkruan Sidrit Bejleri.