I vetmi mashkull që përlot Çiljetën: “Gjëja më e bukur” (FOTO)
E ftuar tek “Rudina” në Tv Klan, ka qenë Çiljeta, e cila përpos rrugëtimit të gjatë dhe sfidave të përditshme me të cilat ajo dhe shumë nga këngëtarët e asokohe janë përballur ajo kujton çastin më të bukur të saj.
Ditën që u bë nënë, sot mamaja e një djali 4-vjeçar. Çilejta thekson se ardhja e Fernandos, është gjëja më e mirë që ka bërë në jetë.
“Bëra gjënë më të bukur. Nuk mund ta shpjegoj me fjalë se si ndryshoi jeta ime. Është ndjesi që nuk shprehet”,-tregon ajo. Tashmë, Fernando i vogël është mashkulli i vetëm më i rëndësishëm i jetës së saj.
“Ai ka lindur në të njëjtën ditë me mua. Unë në fakt nuk doja, sepse mendoja ato gjërat e këqija, doja të kishte një tjetër datë që ta festonte gjithmonë. Gjatë gjithë shtatzënisë, dëgjoja këngën e Rihanna-s “Diamonds” dhe e krahasoja me një diamant të vogël. Më e bukura është se ai ka lindur me një shenjë diamanti në pjesën e këmbës”,-rrëfen Çiljeta.