I vuri dy herë zjarrin lokalit të Noizyt, arrestohet kushëriri i këngëtarit

Placeholder Image

Ka rënë në prangat e policisë, autori që i ka vënë dy herë zjarrin lokalit të Noizyt në Durrës.

I arrestuari rezulton të jetë kushëri i këngëtarit. Ai quhet Eraldo Musteqja.

Policia bën me dije se Eraldo Musteqja, 26 vjeç, u kap në flagrancë mëngjesin e sotëm, pasi i vuri zjarrin lokalit të këngëtarit në lagjen “Currilat” në Durrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

26-vjeçari i vuri 2 herë, mëngjesin e sotëm dhe më datë 11.06.2023 zjarrin një lokali në lagjen “Currilat”, si dhe derës së banesës së nënës së Noizyt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në momentin e arrestimit, 26-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë)

Njoftimi Policise

Si rezultat i punës intensive hetimore për disa raste zjarrvëniesh, të kryera gjatë periudhës 10.06.2023-29.06.2023, si dhe në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të situatës në nivel qarku, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”, në kuadër të të cilit u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 26 vjeç.

Nga veprimet e shpejta dhe profesionale policore, 26-vjeçari (lidhje familjare e shtetasve të dëmtuar) u kap në flagrancë mëngjesin e sotëm, pasi i kishte vënë zjarrin një lokali në lagjen “Currilat”, në pronësi të shtetasit B. R.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se i njëjti shtetas i ka vënë zjarrin të njëjtit lokal, më datë 11.06.2023, si dhe derës së banesës së nënës së pronarit të këtij lokali, më datë 10.06.2023.

Në momentin e arrestimit, 26-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtyre rasteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?