I zuri vendin Floriana Garos, flet për herë të parë moderatorja: S’mund të refuzoja

Siç e dini prezantuesja bukuroshe Floriana Garo u largua përfundimisht nga Shqipëria, për të nisur një jetë të re krah të fejuarit të saj në Zvicër. Ndërkohë, në media qarkulluan edhe lajmet se kush do të zëvendësonte Garon, ndërsa siç duket dilema ka marrë fund.
Tashmë ‘Jo vetëm modë’ do t’i besohet Nevina Shtyllës, imazhi më i ri që i është bashkuar këtij televizioni si prezantuese e spektaklit “Maratona e Këngës”. Me të mbaruar udhëtimi nëpër qytetet me “Maratonën”, bukuroshja do të nisë punën për “Jo vetëm modë”.

Ajo e ka konfirmuar lajmin për “revistawho”, duke thënë se s’mund ta refuzonte një propozim të tillë. “Po mund ta konfirmoj që emisioni do të vazhdojë e më është besuar mua. Sigurisht që ishte një propozim që s’mund ta refuzoja”, tha ajo.

SHKARKO APP