Ia sekuestroi Gjykata, Kejvina sqaron çfarë ka ndodhur me makinën dhe llogarinë bankare

Në nëntor të këtij viti, Gjykata e Krimeve të Rënda i ka sekuestruar modeles Kejvina Kthella makinën, llogarinë bankare dhe celularin. Sekuestrimi u bë për llogari të hetimit lidhur me atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arian Ndoj. Pak ditë më vonë me kërkesë të modeles Gjykata i ktheu vetëm celularin. E pyetur rreth kësaj çështje në emisionin “Thumb On” në RTV Ora ku Kejvina ishte e ftuar ajo pati këtë koment:

Fatma Haxhialiu: Ke shprehur se harxhon 200 mijë lekë në ditë, leku i madh moj motër.

Kejvina Kthella: Ja kam futur kot, atë ditë isha e mërzitur. Doja të ekzagjeroja çdo gjë dhe e ekzagjerova. Sot kam harxhuar vetëm 300 lekë sa për një paketë cigare. Edhe bukën e ha në shtëpi që të mos harxhoj lekë.

Fatma Haxhialiu: Është e vërtetë që t’i kanë bllokuar të gjitha kartat, makinën, të kanë nxjerrë nga shtëpia?

Kejvina Kthella: Unë shtëpinë time e kam akoma shyqyr zotit dhe do e kem gjithmonë sepse unë nuk kam lidhje me asgjë. Fati im i keq është që unë njihem dhe e kanë përdorur emrin tim në shumë raste. Kartat i kam, makinën e kam në emrin tim dhe është blerë nga banka ime. Me duket banale të flas për sendet e mia dhe jetën private. Kam qejf që njerëzit të më njohin si Kejvina.

Kejvina Kthella rezultoi se kishte njohje me personin e vetëm të arrestuar deri më tani si autor i atentatit, Redjan Rraja. Pas arrestimit të Rrajës, policia e mori në pyetje për ta pyetur lidhur me lëvizjet e tij para atentatit, pasi në telefonin e 34-vjeçarit u zbuluan telefonatat e shpeshta me Kthellën.

/Ora New

 

SHKARKO APP