Iggy Azalea anulon koncertet, shkak pushimet
Për një kohë të pacaktuar, reperen Iggy Azalea nuk do ta shohim në skenë, pasi ajo kërkon që të pushojë. Tashmë edhe pas zyrtarizimit të fejesës ajo kërkon më shumë kohë për veten, pasi ka dy vite pa pushuar. Ajo është rrëfyer se arsyeja e vërtetë e anulimit të turneut të saj të fundit ishte nevoja për një pushim. Reperja australiane, e cila sapo është fejuar me basketbollistin Nick Young ka thënë se dëshiron një pushim. “Unë kam ide të reja për shfaqjet. Dua të nis diçka totalisht të re dhe nëse do të isha në turne nuk do mund të përqendrohesha në planet e mia. Gjithashtu të jem e sinqertë, e meritoj një pushim. Kam punuar pa ndalim për dy vite rresht, pothuajse çdo ditë”, ka thënë ajo.