Iggy Azalea është bërë nënë për herë të parë: “Kam një djalë dhe nuk dua të jetë më sekret”

Në një story në Instagram, Iggy Azalea ka zbuluar papritur që është bërë nënë. ‘Kam një djalë’ ka thënë reperja 30 vjeçare drejtpërdrejtë. Ajo nuk kishte deklaruar ndonjëherë që ishte shtatzënë dhe as ishte shfaqur në publik me barkun rrumbullak duke mbajtur sekret gjithçka për fëmijën. ‘Dua që jeta e tij të mbetet private, por në të njëjtën kohë kam dashur të qartësoj që nuk është një sekret dhe që e doja me gjithë shpirt ta ndaja me ju’.

‘Po prisja momentin e duhur për të thënë diçka por ndjej që sa më shumë kalon koha aq më shumë jam në ankth për të ndarë me botën këtë lajm të madh’, vazhdon mesazhi pa foto i reperes.

Në dhjetor qarkullonin zëra për një shtatzëni të reperes, por asgjë nuk ishte konfirmuar nga këngëtarja. Në mesazhin social Iggy Azalea nuk e ka përmendur babain e vogëlushit, edhe pse prej 2018 ajo është sentimentalisht e lidhur me reperin Playboi Carti, një marrëdhënie që shpesh herë ka qenë në krizë.

SHKARKO APP