Iggy Azalea ka humbur 6kg vetëm për një javë

Këngëtarja australiane, Iggy Azalea ka treguar se ka humbur 6kg vetëm për një javë, kur po realizonte klipin e saj të fundit ‘Mo Bounce.’ Aty duket se ajo ka kaluar shumë kohë për të mësuar se si të bëjë kërcimin ‘twerk’, i cili e ka bërë atë të humbë peshë.

“Kam bërë shumë prova në fakt, dhe kam humbur 6kg për një javë duke kërcyer për atë këngë. Unë kam bërë kurse. Unë kam dikë që është shumë e mirë në këtë kërcim, dhe ajo më ndihmoi. Nuk e kisha kuptuar kurrë se sa e lirë duhet të jesh për të realizuar këto gjëra,” – ka thënë 26-vjecarja.

Së fundmi, Iggy ka njoftuar se albumi i saj i dytë është shtyrë për arsye personale.

SHKARKO APP