Iggy Azalea zbulon ndërhyrjen që ka kryer në trup
Gjithmonë këngëtaren Iggy Azalea e kanë kritikuar për fundshpinën e saj, por duket se ajo ka bërë një tjetër ndërhyrje. Këngëtarja rebele, gjatë një interviste të dhënë së fundmi ka thënë se pas shumë kohësh që dëshironte të ndryshonte diçka në trupin e saj, më në fund është kryer dhe ndërhyrja. Iggy Azalea ka zbuluar se ka bërë gjoksin katër muaj më parë. 24- vjeçarja australiane ka deklaruar për "Vogue" se gjithmonë ka dashur ta bëjë këtë. “Kam ndryshuar diçka në trupin tim. Katër muaj më parë kam bërë një gjoks më të madh”, është shprehur ajo. Pak kohë më parë, ajo i dha fund edhe marrëdhënies së ngushtë që kishte me rrjetet sociale, pasi ndihej e lodhur pas shumë ofezave që vinin në drejtim të saj. Për këtë madje ajo reagoi mjaft keq, e ndërsa me menaxhimin e saj merren persona të tjerë.