Ilir Shaqiri feston 60-vjetorin, Korabi prek me fjalët dedikuar të atit

Këngëtari i njohur shqiptar, Ilri Shaqiri, feston sot më 6 dhjetor ditëlindjen e tij të 60-të. Me këtë rast ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe rrethi i tij familjar.

Një nga urimet më të përzemërta është ai i djalit të tij, Korabit, i cili për të ndërtuar karrierën e tij muzikore, frymëzim ka pasur gjithmonë të atin.

Korabi ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram ku shfaqet krah babait të saj, teksa ka prekur fansat me dedikimin emocionues që i ka bërë të atit në ditëlindjen e tij.

Postimi i plotë:

“I dashur baba,
Sot është një ditë e shkëlqyer. E di që ti nuk je vërtet i dhënë mbas festave dhe nuk i do spektaklet, por jam shumë i lumtur të shkruaj në këtë ditë.

Ditëlindja e heroit të jetës sime është sot dhe ti je heroi im Babë! E tëra që jam sot është ajo që më ke mësuar gjatë gjithë këtyre viteve. Të gjithë i lavdërojnë nënat e tyre për veprat e tyre të mira, unë jam një përjashtim. Për mua, nuk është vetëm mami por je edhe ti.
Mësimet që më mësove për sjellje dhe disiplina të mira më kanë ndihmuar të shkëlqej si një student i mirë në shkollë dhe artist i shëndritshëm në skenë. Ti je mentori im dhe askush nuk mund të t’zëvendësojë.
Për të gjitha bekimet që më ke bërë, unë të premtoj se do t’vazhdoj të bëhem një person i shkëlqyeshëm. Do të të bëj të ndihesh krenar çdo ditë. Ky premtim do të ishte dhurata më e mirë që mund të bëj në ditëlindjen tënde!
Dhe, unë mezi pres të të shoh sot dhe të të uroj edhe!
Gëzuar Ditëlindjen Babi im!
Me gjithë dashurinë dhe respektin tim,
URIME, 60 TË ARTA!
Biri yt,
Korabi””- shkruan ai në Instagram.

SHKARKO APP