Ilnisa dhe Meritoni skualifikohen nga gara e ”Big Brother Albania 3”

Në këtë Prime të fortë, u hap Zarfi i Zi që u fut që në mëngjes në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”. Produksioni ka skualifikuar nga gara Meriton Mjekiqin si dhe Ilnisa Agollin, pas situatave tensionuese brenda shtëpisë gjatë këtyre tre ditëve. Vendimi vjen pas mbërritjes së zarfit të zi gjatë ditës brenda shtëpisë.

“Ilnisa dhe Meriton, paçka paralajmërimeve të njëpasnjëshme për sjelljen e pahijshme ju keni vazhduar të silleni po njësoj duke përndjekur banorë nga brenda shtëpisë.

Vëllai i Madh pasi ka analizuar me kujdes ngjarjen dhe çdo veprim tuajin të 72 orëve të fundit ka vendosur që të dy ju të skualifikoheni nga gara”- thuhet në përmbajtjen e zarfit të zi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në këto çaste do të doja të përshëndeteshit me banorët, Vëllai i Madh do të kujdeset për sendet tuaja personale. Ju pres të dyve në studio”,-tha Ledioni.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?