Ilva Tare feston ditëlindjen në kushte karantine, por me shumë emocione

Gazetarja e njohur, Ilva Tare, ka festuar sot ditën e lindjes në kushtet e karantinës. Megjithatë pavarësisht situatës, dita ka qenë e mbushur plot emocione për gazetaren pasi ka patur afër njerëzit më të dashur. Ajo ka publikuar foto të fëmijëve të saj, të cilët duket se e kanë surprizuar mamin me disa lule mjaft të bukura.

Më pas ajo shfaqet pranë tortës, duke zbuluar se sot feston 44-vjetorin dhe çdo ditë është më në formë se kurrë. Kujtojmë se Ilva është aktive nga e hëna në të premte me emisionin ‘Ilva Now’ në Euronews Albania, duke raportuar situatën e Covid-19.

 

SHKARKO APP