”I’m Alive”/Elhaida sjell versionin më prekës dhe të paimagjinueshëm (VIDEO)
Shpresja që ditët në vijim do të jenë edhe më të mira, nuk janë shuar. Ndaj, artistë të ndryshëm përmes rrjeteve sociale dhurojnë çdo ditë performanca prekëse dhe shpresëdhënëse. Një të tillë e ka dhënë edhe këngëtarja Elhaida Dani këndon këngën më të cilën përfaqësoi Shqipërinë në Eurosong para disa viteve, “I’m alive’ në dritare. Artistja shprehet se ka nisur të vlerësojë më shumë gjërat e vogla që e rrethojnë, edhe pse ka besim se kjo situatë do të përfundojë shumë shpejt. Ky version është më prekës dhe i realizuar si kurrë më parë, sesi artist ka luajtur muzikë nga shtëpia. Një ide shumë e parë por ky kombinim e bën tepër të veçantë.
Postimi i plotë
Sot vendosa të dal në dritare dhe të bashkohem me muzikantët e mi të mrekullueshëm për të risjellë në versionin akustik një ndër këngët e mia më të dashura, këngën me të cilën përfaqësova vëndin tonë ne #Eurovision para disa viteve.
Kjo lidhje është bërë nga Shqipëria në Itali dhe në momente si ky jam kaq mirënjohëse për muzikën që na bashkon edhe kur jemi kaq larg.
Po bëhet një muaj që ndodhem ne izolim dhe çuditërisht sot jam plot me shpresë. Kam filluar të vlerësoj edhe më shumë gjërat e vogla që më rrethojnë, edhe sepse e di që kjo situatë nuk do të zgjasi përgjithmonë dhe atëherë kur të jemi më të qetë do të jemi akoma më pranë njëri tjetrit. Do të duhemi më shumë!