VIDEOLAJM/ “I’m Standing With You”, Agnesa Vuthaj mbërrin në Hollywood

Sukseset e yjeve shqiptare në botë duket se nuk kanë të ndalur dhe këtë herë radha është për njërën nga femrat më të bukura në trojet shqiptare. Modelja e njohur nga Istogu, Agnesa Vuthaj, po vazhdon të jetë një prej emrave më të suksesshëm që tashmë ka kaluar edhe kufijtë.

Bukuroshja së fundmi u bë pjesë e një projekti ndërkombëtar, i cili veçse ka filluar të marrë vëmendje përmes tabloideve të huaja. Orë më parë, CNN transmetoi një intervistë të Valeria Altobelli, si ideatore e këtij organizimi që bëri bashkë bukuroshet ndër vite të “Miss World”. Kënga e Diane Warren, “I’m Standing With You”, do të flas në shumë gjuhë, ndër to edhe shqip dhe për këtë është përzgjedhur modelja Vuthaj. Qëllimi i këtij projekti është tejet i veçantë, për të ngritur sa më shumë zërin për gratë në mbarë botën.

E lumtur për suksesin e arritur është edhe vet modelja, ndërsa ndau një shkrim me ndjekësit në rrjetet sociale. ”E lumtur të isha pjesë e një projekti kaq të veçantë. Versioni ndërkombëtar i këngës “I’m standing with u”, kënga e Diane Warren e nominuar për Oscar tashmëe kënduar në 6 gjuhë, folur në 15 dhe shkruar në 23. “Unë jam me ty është një projekt bamirësie që do përkrah gratë në gjithë botën”.

Swiss Digital Desktop Reklama
“I’m Standing With You”, Agnesa Vuthaj prek Hollywood-in
Diane Warren, Valeria Altobelli and John Debney -- I'm Standing With You Miss Worlds Version on CNN.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?