Ina Kollçaku inspirohet nga akti i Berishës: Një 80-vjeçar që ngrihet pas një grushti dhe mban në këmbë protestën

Personazhet publike kanë reaguar pas ngjarjes ku u sulmua fizikisht kreu i PD-së, Sali Berisha, teksa po iu bashkote protestës paqësore që u thirr nga ai vetë në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”.

Ina Kollçaku një personazh televiziv, shkruan mbi foton e Berishës së plagosur: “O Berishë! Të dua!”. Më pas ajo shpreh admirimin për Berishën si lider dhe mënyrën si e menaxhoi situatën, por nuk harron të sqarojë se nuk është mbështetje politike.

“Nuk mendoj se kam parë ndonjëherë diçka kaq inspiruese sa një 80-vjeçar që ngrihet pas një grushti dhe mban në këmbë protestën!Një lider është thjesht Lider! Ose je Lider, ose nuk je Lider! Në bëhesh Lider. Për mendjemykurit kjo është filozofike, jo mbështetje politike! E urrej veten që më duhet ta shpjegoj”, shkruan Ina.

SHKARKO APP