Inaugurimi i presidentit Biden, Lady Gaga pranon se mbante jelek anti-plumb
Lady Gaga ka rrëfyer së fundmi se mbante veshur një jelek anti-plumb kur këndoi himnin kombëtar të SHBA në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Joe Biden në janar.
Duke e përshkruar performancën ne Capitol si “një nga ditët më krenare të jetës sime,” Gaga tha për revistën se këndoi këngën e saj me një fustan anti-plumb Schiaparelli, ndërsa shtonte se sikur të mos ishte bërë performuese, profesioni i saj i jetës do të kishte qenë “gazetare lufte.”
Këngëtarja tha se mbajti veshur anti-plumbin ngaqë i trembej një kryengritjeje të mundshme nga mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump. Gaga doli në skenë në janar pak para betimit të zv. presidentes Kamala Harris dhe këndoi himnin amerikan “Star-Spangled Banner” me një xhaketë të ngjeshur dhe fund të kuq voluminoz.