Inaugurimi i statujës së Lady Diana shkoi me zënka, William dhe Harry sherr për…

Janë familja që prodhon lajme çdo minutë. Po flasim për familjen mbretërore në Britani. Princat William dhe Harry, më datë 1 korrik u bënë bashkë për inagurimin e statujës së Lady Dianës.

Mediat shkruajnë se gjatë eventit ka pasur akuza reciproke dhe ngritje të toneve të zërit. Kërkesa e Harry ndaj të vëllait, që të mos merrte në ceremoni bashkëshorten Kate Middleton, duket se ka qenë shkak i zënkës. Harry thuhet se kërkoi këtë për të hequr vëmendjen nga mungesa e Meghan Markle, e cila qëndroi në SHBA, duke u kujdesur për të porsalindurën Lilibet.

William pavarësisht që e ka pranuar të mos marrë bashkëshorten në ceremoni, s’e ka gëlltitur lehtë këtë fakt. Eksperti mbretëror Robert Lacey ka shtuar detaje të reja. Sipas rrëfimit të tij, mes dy vëllezërve ka shpërthyer një zënkë e vërtetë. Ishin të zemëruar më shumë se asnjëherë. Kanë bërtitur dhe kanë thënë kundër njëri-tjetrit fjalë vërtetë të rënda.

Nuk është rastësi që Harry nuk ka qëndruar një minutë më shumë dhe ka fluturuar drejt Californisë menjëherë pas ceremonisë. Duket që përpara se të vendosë sërish këmbë në Buckingham Palace duhet të presë pak gjatë.

SHKARKO APP