INCIDENTI VIP/ Djemtë seksi dëbohen nga hoteli në Tiranë, thyen rregulloren me femra dhe alkool

Dy djemtë simpatikë nga Kosova, konkurrentë në këtë edicion të spektaklit të kërcimit “Dance with me”, këto kohë po qëndrojnë në hotele të Tiranës. E nga njëri prej tyre janë dëbuar.

Siç raporton revista “Story”, Trim Jetullahu dhe Meriton Mjekiqi kanë tentuar të fusin pije alkoolike dhe femra për të kaluar natën në dhomat e hotelit ku ishin akomoduar. Gjesti i tyre është kundërshtuar nga personeli pasi shkonte kundër rregullores së hotelit.

Miq të tyre kanë treguar për “Story” se produksioni i spektaklit ku ata marrin pjesë është munduar ta fshehë ndodhinë, duke u kujdesur t’i akomodojë në një tjetër hotel larg konkurrentëve VIP.

SHKARKO APP